Të mirat që na vijnë nga mbajtja e bimeve ne ambjent tona të mbyllura

Banorët e qytetit sot kalojnë mesatarisht 90 përqind të kohës së tyre në ambjente të mbyllura – por ekspertët nga Royal Horticultural Society thonë se ‘të sjellësh ambjentin e jashtëm brenda’ mund të ofrojë disa nga përfitimet që humbasin duke qëndruar brenda

Bimët ulin nivelin e stresit, filtrojnë ajrin e ndotur duke  përmirësuar ndjeshëm ambjentin tonë të brëndshëm

Një përmbledhje e provave shkencore sugjeron që punëtorët janë më produktiv kur zyra e tyre është e mbushur me gjelbërim, madje edhe  pacientët e spitaleve përballojnë  dhimbjet më mirë nëse ka bime ne dhomat e spitaleve. Kjo ndoshta vjen si  pasojë e pastrimit dhe filtrimit te ajrit të ndotur që bëjnë bimët. Ndoshta më e rëndësishmja, është se bimët kapin dhe filtrojnë ndotësit që shkaktojnë mijëra vdekje në vit.

Për revistën The Plantsman të hortikulturës, shkencëtarët thanë: “Bimët në ambjentet e brendshme gjithashtu mund të nxjerrin një sërë përfitimesh fizike shëndetësore, duke përfshirë heqjen e ndotësve ajrorë, si grimcat dhe gazrat, të cilat çojnë në përmirësimin e cilësisë së ajrit të brendshëm dhe përmirësimet shoqëruese në shëndetin fizik.”

Një studim i madh i botuar nga Royal College of Physicians këtë javë vlerësoi se ndotja e ajrit në ambjentet e mbyllura shkakton rreth 99,000 vdekje në Evropë çdo vit.

Të gjitha produktet që përdorim në përditëshmërinë tonë në guzhinë, aromatizuesit  e ajrit, freskuesit e ajrit, deodorantët si dhe produktet e pastrimit ndikojnë negativisht në cilësinë e ajrit si  në shtëpi ashtu edhe në ambjentet e tjera të mbyllura ku kalojmë pjesën më të madhe të jetës tonë. Të gjitha këto  shkaktojnë  acarim të syve, hundëve dhe fytit, dhimbje koke, problem me  lëkurën  dhe probleme të frymëmarrjes.

Një studim nga shkencëtarët e NASA-s  zbuloi se bimët thithin  dhe shkatërrojnë  elementet më të dëmshëm  te këtyre kimikateve nëpërmjet gjetheve të tyre, për të krijuar një eko-sistem më të shëndetshëm për ambjentet tona të brendshme. Shkencëtarët thanë se bimët kanë ndikim direkt në  mënyrën e perceptimit dhe përqëndrimit.

Ata vunë në dukje një studim të Ëashington State University i cili zbuloi se prania e bimëve në dhomë rriti shpejtësinë e reagimit në një detyrë kompjuteri me 12 përqind.

Dhe një studim i Kansas State University në vitin 2008 zbuloi  se pacientët e spitalit kishin bimë në dhomë ne kohën e trajtimit kërkonin thanë se bimët kanë ndikim direkt në  mënyrën e perceptimit dhe përqëndrimit.

Ata vunë në dukje një studim të Ëashington State University i cili zbuloi se prania e bimëve në dhomë rriti shpejtësinë e reagimit në një detyrë kompjuteri me 12 përqind.

Dhe një studim i Kansas State University në vitin 2008 zbuloi  se pacientët e spitalit kishin bimë në dhomë ne kohën e trajtimit kërkonin me pak qetesues per dhimbjet e tyre.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *