Ndërsa kryetari i Bashkise së Tiranës z. Erion Veliaj shfaqet parreshtur nëpër televizione teksa i bie kryq e tërthore kryeqytetit duke përuruar rrugë, kopshte, shkolla, pargje lodrash, nga ana tjetër larg kamerave dhe në fshehtësi urdhëron vjedhjen e pronës private të qytetarëve.
Sot u manifestua një tjetër rast i freskët dhunues nga ana e Bashkisë së Tiranës teksa u vodh prona private e nje qytetari pa asnje lloj arsyetimi.
I vetmi shpjegim i thënë nga “banda” e kryebashkiakut Erion Veliajt, (Policia Bashkiake) është rikualifikimi urban i zonës, ndërkohë që pronarët e vërtetë kanë dokumenta zyrtare nga hipoteka që klasifikon ata si zotëruesit e ligjshëm të kesaj prone.
Deri tani prona private vazhdon te ruhet nga policia private, e cila nuk eshte marre ne konsideratë aspak nga Policia Bashkiake dhe ajo e shtetit. Për cfare vlen policia private kur Polcia e shtetit dhe ajo Bashkiake nuk e llogarisin?! A jane forma te banditizmit veprimet e Policise Bashkiake te Erjon Veliajt, dhe te policisë se shtetit qe nuk ndalon veprimet e kundraligjshme, kur nje qytetar informon per zabtimin e prones së tij?!
Kërkesat e pronarit legjitim të traullit për mos dhunim te prones kanë rëne ne vesh te shurdhet, ndërkohe që ai eshte shoqeruar në polici në menyre te dhunshme. Qytetari ka bërë kallzim penal pranë organeve përkatëse.
Te kontaktuar me telefon nga gazetaret e portalit news365.al, per nje pergjigje rreth ketij problemi as Drejtori i Punëve Publike z. Taulant Tusha as kryebashkiaku i Tiranes z. Erion Veliaj nuk kanë denjur të ngrejnë telefonin. Deri kur “Banda” Veliaj do zabtojë pronat private të legjitimuara për interesa të tij ?