“Rama urdhëron deputetët të mbrojnë Tahirin, ish-ministri e kërcënoi se do nxjerrë dosjen e…”

Ish-kryeminstri Sali Berisha, ka reaguar serish lidhur me mbldhjen e Këshillit të Mandateve ku po shqyrtohet çështje e Saimir Tahirit, për implikimin e tij të mundshëm me trafikantët e drogës pas përgjimeve të Habilajve.

Ai shkruan se Rama ka urdheruar deputete qe te mbrojne Tahirin.

Statusi i plote:

Noriega urdheron deputetet mafioze te tij te mbrojne Saje qorrin dhe te hedhin poshte me vota kerkesen e prokurorise!

Te dashur miq, pas kercenimeve te banditit Saje qorri ndaj Rames, me dosjen e Xibrakes per vella Olsin, qe e kane dhe sherbimet partnere, dhe aferave te tjera te tij dhe kercenimeve te Fatmir Xhafes me dosjen e Agron Xhafes, e cila nxine koke e kembe Fatmirin, Noriega ne panik vendosi mbrojtjen me çdo çmim te Saje qorrit, ne fakt te vehtes se tij dhe vellaçko Olsit, Xhafes dhe Agronit te tij, pasi dosjet e tyre ne sherbimet partnere jane shume me te renda se sa dosja e Saje qorrit!

Deputetet e mazhorances se krimit jane urdheruar te mbrojne krimin dhe te kryejne krimin e rende antikushtetues te bllokimit te drejtesise! sb

Berisha nxjerr emrin: Rama ka nisur drejt Italisë për të negociuar…

Ish-kryeministri Sali Berisha, ka reaguar sërish me atë të një statusi në “Facebook”, ku shkruan se Rama ka nisur drejt Italisë sekretarin e përgjithshëm te mafies shtetërore, Don Agaçion për të negociuar. Sipas tij ky verim nga ana e Ramës, vjen si pasojë sepse kryeministri do të shpëtojë veten e tij.

“Noriega nis me urgjence ne Itali sekretarin e pergjithshem te mafies shteterore, Don Agaçion per negociata per te shpetuar lekuren e tij! sb”, shkruan Berisha.

 Berisha paralajmëron: Rama është peng i Tahirit, ja çfarë po bën me segmente të opozitës

Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar në rrjetin social “Facebook”, në një kohë kur në Këshillin e Rregullores të Mandateve dhe  Imuniteteve po diskutohet kërkesa e Prokurorisë për ish-ministrin e Brendshëm, Saimir Tahiri.

Por, Berisha shkruan se kryeministrin Rama se po lobon nëpër opozitë për të mos votuar pro heqjes së mandatit, pasi ai është i marrë peng nga Tahiri.

Statusi i plotë
Pengmarrje!

Rama dorezohet para Tahirit!
Rama lobon fuqishem prane segmentesh te caktuara te opozites per te votuar kunder arrestimit te Sajmir Tahirit!

Kjo sepse Tahiri ka marre peng Edi Ramen! sb

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *