Policia franceze kundër terrorizmit ka arrestuar 10 persona të lidhur me një ekstremist të djathtë i cili ishte në paraburgim me dyshimin për planifikim të sulmeve kundër xhamive, politikanëve dhe emigrantëve.
Lajmi u bë i ditur për “The Associated Press” nga një zyrtar i lartë i gjyësorit në Francë.
Të arrestuarit janë të moshës 17-25 vjeç dhe ishin pjesë e një hetimi mbi të djathtët ekstrem.
Nëntë burra dhe një grua dyshohet se kanë lidhje me Logan Alexandre Nisin një ish-militant i grupit ekstrmit të djathtë i cili u arrestua në qershor.
Personat janë arrestuar në lagjen veriore të Parisit, Saint-Danis dhe në Marsejë.