KRYESORE

Gazetarja reagon për ofertat e Vodafone: Mbarojnë sa hap e mbyll sytë!

Nga Boldnews.al

Kompania e telefonisë celulare Vodafone Albania po kthehet dita-ditës në një shqetësim për të gjithë konsumatorët e saj. Në rrjetet sociale nuk mungojnë qindra statuse ku ankohen për cilësinë e shërbimit, ofertat dhe bezdisjen që po u shkakton Vodafone Albania.

Sëfundmi ka reaguar edhe gazetarja e Neës24, Anila Jole e cila nëpërmjet një statusi, shprehet se Vodafone është kthyer në një dukuri shumë të shëmtuar. Sipas saj, ofertat që ofron kjo kompani e telefonisë celulare, mbarojnë sa hap e mbyll sytë. Për ta vërtetuar këtë, gazetarja ka publikuar edhe dy sms që i dërgon Vodafone, ku për brenda pak orëve i mbaron interneti që kishte përfituar nga kjo kompani.

Boldnews.al do të vijojë të denoncojë e pandikuar nga reklamat çdo kompani celulare, çdo biznes apo çdo padrejtësi që po u bëhet konsumatorëve shqiptarë.

Më poshtë statusi i plotë:

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Te Fundit

To Top