AKTUALITET

Kush është personi “me fytyrë të rrumbullakët” që goditi makinën e policisë në Elbasan

Gjysma e Policisë së Shtetit, nën drejtimin e Haki Çakos, zbarkoi sot në Elbasan. Si rrallë ndonjë herë, drejtuesi madhor Çako u pa në krye të një operacioni policor. Kjo gjë ka ndodhur vetëm në pak raste, kur ai është akuzuar për lejimin e kanabizimit të vendit dhe në formën e një përgjigje, Çako ka rreshtuar policët dhe në media ka shpërndarë lajmin se ai është në krye të operacioneve antidrogë. Por operacioni i sotëm nuk ishte asgjë më shumë se një shfaqje e shëmtuar e kryepolicit Hako Çako, i cili sipas burimeve po bën çdo përpjekje të mundshme për të shtyrë në kohë largimin e tij nga drejtimi i policisë.

Policia tha se u angazhua për të goditur bandat dhe elementët kriminal që veprojnë në qytetin e Elbasanit. Policia i ka të gjitha informacionet se kush janë në krye të këtyre bandave, por ndonjëherë frika është më e madhe se ndërgjegja e ushtrimit të detyrës. Shkak i operacionit të sotëm u bë goditja e automjetit të nëndrejtorit të policisë Elbasan Gjergj Oshafi. Një makinë e blinduar me vlerë 100 mijë euro goditi makinën e drejtuesit të policisë. Drejtuesi i mjetit u largua duke i shpëtuar policisë. Por nga të dhënat dhe informacionet e mbledhura rezultoi as më pak e as më shumë se drejtuesi i audit të blinduar ishte një person me fytyrë të rrumbullakët. Kështu ka shkruar në raportin për ngjarjen policia e Elbasanit, e cila sipas Çakos ka identifikuar autorin, por emrin e tij nuk mund ta publikojnë për shkak të sekretit hetimor. Nëse policia arriti të identifikojë autorin e sulmit vetëm nga fytyra e rrumbullakët, atëherë ajo duhet përgëzuar dhe pa frikë mund të quhet si policia e së ardhmes. Madje dhe Çako do të konsiderohet si drejtuesi i policisë dixhitale.

Por e vërteta është krejt ndryshe. Personi me fytyrë të rrumbullakët është Suel Çela, një person me precedent penal në qytetin e Elbasanit, i proceduar dhe i arrestuar disa herë për vepra të ndryshme penale. Ai ka mundur të rifitojë shpejt lirinë edhe pse vetëm disa kohë më parë goditit në mes të qytetit të Elbasanit një drejtues policisë.

Çela njihet për miqësinë e tij me dhëndrin e kryebashkiakut të të Elbasanit, Qazim Sejdini, Sokol Sanxhaktari, i cili gjithashtu është person me precedëntë të mëparshëm penal. Ky i fundit u akuzua drejtpërdrejt nga kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha. Basha, referuar denoncimit të një qytetari shkruan se krimi i veshur me pushtet dhunon vetë policinë. “Kryetar mirmbrema. Sot ne Elbasan dhendri i Qazim Sejdinit, Sokol Sanxhaktari me Suel Celen me makine te blinduar kane goditur makinen e zv.drejtorit te policise Elbasan. Kjo pasi nje pike kontrolli ka kontrolluar disa ushtare te tyre”, ka thënë Basha në një deklaratë zyrtare të shpërndarë nga zyra e shtypiet e PD.

 

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Te Fundit

To Top