Xhufi: Skënderbeu nuk ka qenë kalorës i krishtërimit

I ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” të Ylli Rakipit, historiani dhe akademiku Pëllumb Xhufi deklaroi se Skëndërbeu nuk ka qënë përfaqësues i krishtërimit dhe kurrësesi xhelat i muslimanëve.

Pëllumb Xhufi: Skënderbeu nuk ka qënë kalorës i krishtërimit. Skënderbeu nuk ishte një xhelat i muslimanëve, kur ai erdhi ndezi kryengritjen, pasi në atë kohë nuk kishte musliman në Shqipëri, popullsia masive ishte e krishterë. Regjistrat e vitit 1431 nuk japin fare musliman. Në vitin 1533 fillon të zbulohen regjistra musliman. Fetarisht Skëndërebun është e vështirë ta vendosësh diku, pasi ai edhe në majë të kokës, mbante simbol pagan , nuk ishte kalorës i krishtërimit.

Imam Armand Aliu: Skënderbeu është armik i muslimanëve. Në këtë histori ka pasur radikal katolik që e kanë fryrë këtë çështje. Radikalët katolik kanë bërë kërcënime për muslimanët, në komente dhe në facebook. Muslimanët nuk mund të kenë hero të tyre një armik të muslimanit siç ka qënë Skënderbeu .

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *