Rebelohen aktivistet e grave, ja me çfarë pankartash dalin (Foto)

Vrasja e gjyqtares Fildes Hafizi nga ish-burri i saj, pak ditë më parë në Tiranë ka tronditur mbarë opinion publik.

Jo vetëm që ishte nënë e dy fëmijëve, por edhe se historia e saj edhe pse ishte një gjyqtare, mund të thuhet se është një kapitullim i drejtësisë shqiptare për të mbrojtur gratë që dhunohen nga burrat.

Ditën e djeshme, për tu sensibilizuar për krimin makabër, shoqëria civile organizoi një protestë, ku hodhën bojë të kuqe në drejtim të Ministrisë së Drejtësisë.

Në morinë e pankartave që ata mbanin në duar, më e veçanta ishte ajo e Gresa Hasës, aktiviste e Shoqërisë Civile, e cila shkruante: Kur të nevrikosesh laj enët, mos vrit gruan o K*R!

Ky mesazh ka pushtuar rrjetet sociale, ku ka marrë mijëra shpërndarje. /Gazeta Express/ 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *