Gjatë fushatës elektorale të vitin 2015, Kryebashkiaku Erion Veliaj premtoi se nuk do të jepte leje ndërtimi klienteliste, por dy vjet më vonë duket se biznesi i ndërtimit po lulëzon me ndihmën e Veliajt, ashtu siç ka ndodhur dhe me parë me paraardhësit e tij. Një numër rekord ndërtesash të reja janë planifikuar të ndërtohen në Tiranë nën maskën e masterplanit të ri Tirana 2030.
Lë t’i hedhim një vështrim të gjitha ndërtesave që kanë filluar të ndërtohen apo janë planifikaur të fillojnë ndërtimin ne muajt e ardhshëm. Kjo është vetëm një listë e pjesshme dhe masterplani i ri i Tiranës, përfshin plane për një qytet “policentrik” që do t’i japë shumë zona të qytetit kompanive private për “zhvillim” nën formën e partneriteteve publike-private.
Stadiumi Kombëtar “Qemal Stafa”
Punimet për ndërtimin e stadiumit të ri kombëtar – Foto: Exit.al
Rezultat i një privatizimi të paligjshëm të pronës publike, shkatërrimit të trashëgimisë kulturore që shoqërohet me listën e zakonshme të klientëve të Ramës: AlbStar, Sfera Studios dhe Atelier 4. I gjithë projekti është hartuar nga arkitekti, i dënuar për korrupsion, Marco Casamonti, “vizioni” i të cilit është gjithashtu përgjegjës për shkatërrimin e gjetjeve arkeologjike shekullore në Durrës dhe karabinasë së falimentuar përballë Katedrales Ortodokse.
Kulla tek këndi i lojrave “7 xhuxhat”
Renderi i kullës pranë këndit të lojërave
Një kullë shumëkatëshe do të ndërtohet në Rrugën e Elbasanit pranë këndit të lojërave, i inaguruar në fillim të viteve 2000 nga ish-kryebashkiaku Rama. Këshilli Kombëtar i Territorit e mbajti këtë projekt të fshehtë duke mos publikuar në asnjë moment projektin e kullës. Ndërtesa parashikohet të ndërtohet nga DT1 shpk, një kompani jo shumë e njohur në Shqipëri.
Parkimi tek Parku Rinia
Në vitin 2015, Bashkia Tiranë i dha Taiwan shpk një koncesion 30 vjeçar për të ndërtuar një parkim nën tokësor tek Parku Rinia, në qendër të Tiranës. Ndërtimi i parkimit përfshin shkatërrimin e plotë të parkut, një nga hapësirat e fundit të gjelbra të mbetura në qendër të Tiranës. Deri më tani punimet nuk kanë nisur ende.
Kompleksi i pallateve tek ish-Parku i Autobuzëve
Një tjetër hapësirë e gjelbër në Tiranë u sakrifikua kohët e fundit nga kryetari Veliaj në përfitim të një kompanie private. Projekti përfshin ndërtimin e një kompleksi pallatesh duke shkatërruar një lulishte publike pranë Policisë Bashkiake. Vendimi i Bashkisë shkaktoi protesta masive të banorëve të zonës, ku pati dhe ndërhyrje të dhunshme të policisë.
Ndërtimi pas Hotel Tirana International
Renderi i kullës 111 metra pas Hotel Tirana International
Zgjerimi i Hotel Tirana International është propozuar nga Geci shpk, një kompani ndërtimi që nga 2015-2017 ka marrë tashmë rreth 9 milion euro fonde publike përmes tenderëve. Projekti i kullës 111 metra është hartuar nga studio Atelier 4, bashkëpunëtore afatgjatë e Kryeministrit Edi Rama.
“Sytë e Tiranës”
Renderi i Kullës “Sytë e Tiranës”
Kulla “Sytë e Tiranës” e planifikuar për tu ndërtuar mes Rrugës së Durrësit dhe Rrugës së Kavajës, është fituesja e konkursit të arkitekturës në vitin 2003, ku fituese u shpall kompania daneze Henning Larsen Architects. Ndërtesa do të ketë “banesa, zyra dhe dyqane në një sipërfaqe totale prej 55,000 metrash katrorë dhe një kullë 26 katëshe. E ndodhur në qendër të qytetit, ndërtesa do të jetë rezultati i parë i dukshëm i një masterplani ambicioz në shkallë të gjerë për Tiranën. (Masterplani në fjalë është ai i zhvilluar në 2003 nga Architecture Studio).
“Sytë e Tiranës” do të ndërtohet nga Edil Al-It, dhe punimet parashikohen të fillojnë në 2018. Edil Al-It, një kompani në pronësi të vëllezërve Dulaku, është po ashtu, një ndër më të afërtat me Kryeministrin Edi Rama. Kohët e fundit , Edil Al-It fitoi edhe tenderin për rinovimin e Teatrit të Operas dhe Baletit në qendër të Tiranës. Dy vëllezërit Dulaku janë gjithashtu pronarët e kanalit televiziv Vizion Plus.
Kulla pas Kullës së Sahatit
Renderi i ndërtesës pas Sahatit, në të djathtë të fotos
Në një intervistë gjatë inagurimit të sheshit Skënderbej, arkitekti studios 51N4EJohan Anrys zbuloi se do të ndërtohet edhe një kullë e re në hapësirën mes Hotel Plazës dhe Kullës së Sahatit, pas Bashkisë Tiranë. Deri më tani nuk dihet asgjë konkrete për projektin dhe kompaninë zhvilluese të tij.
Këndi i lojërave në Parkut e Liqenit Artificial
Muri i betonit ne park
Këndi i lojërave në Parkut e Liqenit Artificial, i projektuar nga Atelier 4 dhe Bolles + Willson, shkaktoi zemërimin e shumë qytetarëve, me paligjshmërinë dhe arrogancën e institucioneve shtetërore. Ky projekt që përfshinte hedhjen e betonit brenda parkut të liqenit shënjoi dhe fillimin e shkatërrimit të Parkut të Liqenit Artificial.
Pallati 13-katësh përballë Fakultetit Ekonomik
Përgjatë Rrugës së Elbasanit, tek një tjetër pjesë e parkut po ndërtohet një pallat 13-katësh në pronësi të Samir Manes, një prej sipërmarrësve më të fuqishëm në vend. Projekti i pallatit sërish është hartuar nga Bolles+Willson.
Hoteli olimpik tek Parku i Liqenit
Faza e dytë e ndërtimit të Parkut Olimpik në Tiranë, mbi pronë publike, do të përfshijë dhe ndërtimin e një hoteli olimpik. Projekti është aktualisht në fazën e planifikimit dhe Bashkia ka zgjedhur të heshtë mbi detajet e këtij projekti. Kjo është një shkelje tjetër në hapësirën e gjelbër të parkut. /Exit.al