Gazetarja e njohur, Matilda Terpollari ka thumbuar sot kryeministrin Rama, me rastin e Fiter Bajramit.
Nëpërmjet një statusi në profilin e saj në facebook, Terpollari shkruan se “Skënderbeu” sot u bë kurban, duke iu referuar kështu një mbulese që rrethon statujën e heroit tonë kombëtar, si pasojë e dekorit të festës.
Ky veprim në fakt, ka shkaktuar jo pak reagime edhe në rrjetet sociale, pasi përçmimi i një simboli të vyer për kombin tonë, kurrësesi nuk kërkohet nga asnjë fe apo besim fetar.
Në status, Terpollari lë të kuptohet se ky veprim është bërë nga kryeministri Edi Rama, për të cilën deputetja socialiste Elisa Spiropali shpeshherë e cilëson si “Skënderbeun” e rilindur në kohët moderne.