Sikur të mos mjaftoni zjarret që kanë pushtuar vendin, qytetarët e Tiranës do të vuajnë dhe mungesën e ujit të pijshëm.
Ujësjellës Kanalizime Tiranë ka njoftuar se Tirana do të vuajë mungesën e ujit të pijshëm gjatë mbrëmjes së sotme në disa zona të saj.
Zonate prekura do të jenë: Sauk- Senatorium, Liqeni i Thatë, Tiranë e Re, Shkozë, Komuna e Parisit, Rruga e “Elbasanit”, Rruga “Tre Vëllezërit Konti”.
Kjo ndërprerje vjen për shkak të punimeve që OSHE po kryen në linjen e Stacionit të Qafmollës. Nga ana tjetër kryebashkiaku Erion Veliaj i cili shfaqet në televizor edhe këto ditë gushti, pak javë më parë miratoi edhe rritjen me 20 lekë për m3, të ujit të pijshëm.