Një nga zërat më të fortë në Partinë Demokratike, Astrit Patozi, pranoi për herë të parë gabimin se nuk kishte reaguar më herët për shkeljet që kishte bërë Lulzim Basha.
Ylli Rakipi – Mos merr përsipër gjëra që nuk i keni?
Astrit Patozi – Marr përsipër, sepse ndoshta dhe unë mund të kisha reaguar ndryshe që Lulzim Basha mos të vinte një ditë dhe të thoshte, që lista është e imja, marrëveshja është e imja, bojkoti është i imi, gara është e imja, sepse gjërat kanë ardhur duke u trashur. Pra, ne kemi bërë një gabim si Parti Demokratike. Që pranuam, për 4 vjet, megjithëse nuk jepte asnjë shenjë që mund të na çonte drejt fitores, e pranuam për kryetar. Tani, secili prej nesh duhet të marre njëlloj përgjegjësie për këtë që na ndodhi. Por përgjegjësia si merret? Duke e ndërruar kryetarin. Pra, duke thënë ndjesë për sa na ndodhi. Sepse ai vetë nuk kërkon.