Besnik Mustafaj e konsideroi platformën e Edi Ramës, “Bashkëqeverisje me popullin” si metodë për t’u tallur me emocionet e njerëzve.
Mustafaj u shpreh Rama është një kryeministër i rrezikshëm që shpik metoda për të luajtur me hallet e qytetarëve. Sipas ish-ministrit të Partisë Demokratike, nuk i dihet sa do t’a durojnë qytetarët këtë ‘masakër’ që po u bëhet.
“Ky nuk është model demokratik. Në demokraci, qeveria qeveris në transparencë me publikun, nën vëzhgim të opozitës.
Por ne jemi përpara një kryeministri të rrezikshëm që i shpik vetë metodat e tij. Kryeministri ndëshkon kur konstaton mos respektim të ligjeve, por në fakt ata që i thyejnë ligjet janë vartësit e tij. Nuk ka kuptim të tallesh me emocionet e njerëzve, kudo ku ai ndihet i poshtëruar.
Kryeministri manipulon emocionet e tyre, të cilët shprehen në një mënyrë jo legale, se në asnjë vend të botës nuk ndodh. Nuk e di se sa do e durojnë qytetarët këtë lloj masakre që u bëhet.” – tha Mustafaj në “News 24”.