Basha me parulla kundër Patozit dheBodes në Korçë

Lëvizja e kundërshtarëve të Bashës me sa duket e ka bërë krytarin e ngrirë të të humbasë qetësinë. Në takimin e ish-deputetëve Patozi, Bode, Qirici, Papa në  Korçë idhëtarët e kryetarit i kanë pritur rrebelët me parrula ku shkruhej: “Tradhëtar”, “”ipokritë, turpi i PD”, “PD nuk është Kazino” etj. Madje të njëjtat zëra janë munduar të flasin edhe në sallë gjatë tubimit duke akuzuar: “nuk ju pame asnje dite ne fushate por parate qe bete nga djersa jone po i perdorni sot per te ndihmuar Ramen”. Por gjatë fjalës së tij, Astrit Patozi u mundua të ulë gjakrat kur tha se nga Korca shpall “Lëvizjen për Ringritjen e PD”.“Nëse nisma jonë do kishte një emër që do i vendosnim nismës tonë do ishte Lëvizja për Ringritjen e Partisë Demokratike dhe këtë po e them për herë të parë në Korcë. Ne jemi të gjithë bashkë dhe kjo është PD që nuk pranon mosmbajtejen e përgjegjësisë dhe mospasjen e një gare të dretjë. Ne jemi etiketuar si kundërshtarët e Lulzim Bashës, por ne jemi kundërshtarët e PS, pasi Lulzim Basha është njëri prej nesh dhe jemi gati të punojmë edhe me të për ringritjen e PD. PD nuk ka vdekur”- tha ai.

Pastaj vazhdoi: “Ky takim këtu dhe ata që do të vijojnë, do tu tregojë shqiptarëve që PD është pronë e demokrateve dhe jo një biznes privat. PD nuk mund të jetë kurrë pronë e një njeriu” theksoi ai

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here