Kryebashkiaku dhe protesta!

Nga Matilda Terpollari

Mbledhja e 20 liderve me te fuqishem te botes ne Hamburg po konkurohet per tu bere lajmi i dyte me i madh i dites. Dhe kete vend ja ka zene nje ngjarje qe ata nuk e parashikuan, ose te pakten nuk e parashikuan kaq te madhe. Protesta!

Ne Hamburg perplasjet midis protestuesve dhe policise, po pershkallezohen. Kjo eshte nje proteste e ndryshme nga te tjerat. Hamburgu eshte bere qendra e te gjitha kauzave qe ja vlejne te protestohet. Ka aty anarkiste dhe antikapitaliste, qe kane dale me parrullen: ” Mireserdhet ne ferr “, protesta keto qe ju dedikohen emigranteve, qe vershojne ne Evrope duke menduar, se kapitalizmi ku po vijne eshte me i mire, se sistemet nga ku ata largohen. Ka ambientaliste, qe kundershtojne Trampin per daljen nga Traktati Klimatik i Parisit. Ka grupe LGBT, qe protestojne kunder Putin per dhunen e vazhdueshme ndaj ketij komuniteti ne Rusi. Ka meksikane, qe protestojne ndaj murit qe Trump do te ngreje ne kufirin Meksike-USA. Ka grupe qe protestojne per korrupsionin e lidereve, dhjetra te tjere, qe protestojne per shfrytezimin e pasurive globale nga nje elite e pasur. Ka kauza e grupe pa fund, te cilet kane percaktuar me njeri tjetrin oraret e diten, kur do protestojne. Hamburgu eshte sot, qendra e botes. Aty jane ata qe vendosin dhe ata qe jane me fort kunder. E kjo, ma rrit shpresen qe shqiptaret do te mund te protestojne per kauzat e tyre.

Nga ana tjeter, me keqardhje ve re protesten e fundit para bashkise se Tiranes per kthimin ne beton e pallate banimi te lulishtes ne fund te rruges se Kavajes, ne ish parkun e autobuzeve. 100 mije meter katror do te zihet me nje kompleks banimi nga ne firme ndertuese. Kjo lulishte e inaguruar ne Shkurt te 2015-es u mbush me peme e fidane dhe plot me femije per me shume se nje vit. Por prej disa ditesh banoret e lagjes zbuluan, se kryebashkiaku Erion Veliaj kishte hedhur firmen e tij qe ky investim publik te kthehej ne privat. Kryebashkiaku Veliaj deri dje ishte nje shprese. Ai ishte protestuesi i dikurshem ne rruge dhe sot ka zene vend ne zyren e kryetarit te Bashkise se Tiranes. Por per fat te keq protestuesi i dikurshem eshte zhgenjyes. Sepse ai, me te hyre ne zyren e kryetarit te Bashkise, mori krahun e Oligarkise duke tradhetuar idealet e dikurshme. E jo vetem ato, por edhe premtimet e para dy vjeteve ne emisionin “Opinion”, ku kerkonte voten e kryeqytetasve me zotimin, se ne Tirane me firmen e tij, nuk do ndertohet asnje pallat. Ai donte dy vjet me pare te mbahej mend si “kryebashkiaku i parqeve”. Kete premtim ka nisur ta mbaje, se s’po le me asnje te tille ne qytet e me shume gjase, njesoj do te thirret. Fillimisht ai nuk la rehat liqenin artificial, duke mos e pare dot pa beton.

Qytetaret protestuan, por ajo proteste si asnjehere tjeter u shtyp me dhune policore. Tani kryebashkiaku i sotem dhe protestuesi i djeshem, po perballet me nje tjeter revolte qytetare per hapsiren publike. Po perballet me protesten kunder betonizimit ne ish parkun e autobuzeve.

Por nuk mbaron ketu zhgenjimi im me protestuesin e djeshem. Kryebashkiaku po kujdeset vete, qe kjo proteste te mos shfaqet ne asnje TV. Dikur ende i panjohur per shumicen e publikut, por interesant kur protestonte, mbaj mend ta kem intervistuar kryebashkiakun, pikerisht per protestat e tij. Dhe publiku ne gjithe vendin, e njohu pikerisht nepermjet televizioneve qe transmetonin aksionet qytetare te Veliajt. Sot panorama ka ndryshuar. Une se bashku me banoret e lagjes time, protestoj perpara Bashkise dhe nuk shfaqem asgjekundi. C’po ndodh valle me protestuesit e djeshem.? A jane bere dhe me te eger, se ata ndaj te cileve protestonin dikur? A ishte ky qellimi i protestave te tyre ?. T’ju zinin vendet atyre qe se benin mire kete punen e betonimit ? Lejet e ndertimit jane shtuar sipas INSTAT me 138% me shume se ne vitet e paraardhesit te Veliaj. Kryebashkiaku duket se nuk e ka problem kete. Shume shpejt Tirana do kthehet ne nje kantier te vertete ndertimi. Do te prishet parku i lodrave “7 Xhuxhat” dhe do te ndertohet nje pallat shumekatesh. Do te ndertohet ngjitur me 15 kateshin gjithashtu nje tjeter kulle e larte. Me gjase une do te dal serish te protestoj. Por ate qe nuk po gjej dot eshte fakti, se kush i mbron sot te drejtat e qytetareve?! Kur oligarket kane sistemin

dhe protestuesit e djeshem kthehen ne sherbetoret me te mire,
do te thote se qytetari i zakonshem sot, eshte me larg vendimemarresve (oligarkeve) me shume se kurre. Mirepo ata jane te paprekshem, pasi ne mes jane politikanet si barrikade, ne rastin konkret kryebashkiaku i Tiranes. Politikanet mund ti nderroje populli, por kushdo qe vjen e i zevendeson, eshte po njelloj, pasi oligarkia nuk ndryshon
pavaresisht politikaneve. Ajo sot komandon edhe protestuesin e djeshem, te cilin e intervistova dikur me aq deshire…

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *