Presidenti i SHBA Donald Trupm dhe presidenti i Rusisë Vladimir Putin takohen sot për herë të parë.
Takimi formal do të transmetohet në mbarë botën, teksa ndodh në sfondin e hetimeve të SHBA mbi një marrëveshje të mundshme mes Rusisë dhe stafit të fushatës së Trump gjatë zgjedhjeve të kaluara presidenciale.
“Nëse Trump do ta ngrejë çështjen e sulmit rus në zgjedhje, kjo është një pyetje milion dollarëshe, pasi ai ka minimizuar rolin e supozuar të Rusisë”, shkruan BBC, transmeton lapsi.al.
është e paparashikueshme se çfarë do të diskutojnë, pasi Trump ka sugjeruar në të kaluarën se mund të bashkëpunojë me Putin, të cilin e ka vlerësuar si një “lider të fortë”, por nuk është e qartë se ç’mendim ka ai tani për atë.
Në Moskë, Kremlini po e pikturon takimin si një mundësi që palët “të njihen dhe së fundin të kuptojnë qasjen e vërtetë të njëri-tjetrit”.
Por, duke parë përtej politikës së testit të marrëdhënieve SHBA-Rusi, çfarë kanë të përbashkët Trump dhe Putin dhe çfarë i dallon ata veçmas?
Rruga për në krye: Në hije dhe në qendër të vëmendjes
Nëse ka një dallim të mprehtë mes këtyre dy burrave, ato janë historitë e tyre të shkuara.
Vladimir Putin e kaloi karrierën e tij të hershme në botën e spiunazhit të Luftës së Ftohtë dhe po punonte si spiun sovjetik në Gjermaninë Lindore, kur shteti komunist u shkatërrua.
Ai është përdorur për të operuar në hije dhe ka mbajtur një profil të ulët si ndihmës i kryetarit të Bashkisë së Shën Petersburg në vitet 1990 përpara se të merrte frenat e agjencisë së inteligjencës FSB dhe më pas presidencën.
Putin ka qenë në krye të politikës ruse që nga viti 2000 dhe ka reputacionin e një luftëtari magjepsës të rrugës, një imazh që mund të gjurmohet në ditët e të shkuarës së tij ku au rrit në një bllok të vështirë komunal në Leningrad.
Ai ka thënë që ato vite i kanë mësuar se “nëse një luftë është e pashmangshme, duhet të godadësh i pari me grusht”.
Donald Trump, në të kundërt, ka lindur në pasuri, si djalë i një manjati të pasurive të patundshme në Nju Jork.
Ai arriti të mos marrë pjesë në shërbimin ushtarak gjatë Luftës së Vietnamit dhe filloi me pasuri të patundshme me një hua prej 1 milion dollarë nga babai i tij, duke ndërtuar një perandori pronash, hotelesh dhe argëtimi.
Larg mbajtjes së një profili të ulet si Putin, Trump u shfaq si mikpritës në emisionin e njohur televiziv, “The Apprentice”.
Ai më vonë e përdori famën dhe pasurinë e tij si një trampolinë për t’u ofruar për nominimin presidencial të Partisë Republikane në 2015.
Megjithatë, edhe pse stili i tij publik është shumë i ndryshëm – i papërfytyruar dhe i paparashikueshëm, ku Putin është rehatshëm më i kontrollueshëm, – ashtu si udhëheqësi rus as ai nuk i shmanget luftës.
Kthim në kohët e lavdishme
Asnjëri nuk e fsheh ambicjen e tij për të rimarrë një ndjenjë të madhështisë së humbur për vendin e tij.
Putin e quajti kolapsin e Bashkimit Sovjetik “katastrofa më e madhe gjeopolitike e shekullit të 20-të”.
Lëvizjet e tij në Ukrainë dhe Siri janë parë si përpjekje për të forcuar fuqinë dhe ndikimin e Rusisë dhe për të goditur Perëndimin për zgjerimin e NATO-s në Evropën Lindore, që ai e ka vuajtur dëshpërimisht.
Dhe zyrtarët e Europës Perëndimore e kanë akuzuar për përfshirje në zgjedhjet e tyre dhe se po përpiqet të dobësojë Bashkimin Europian.
Nga ana e tij, ambicia e deklaruar e Presidentit Trump është ta “Bëjë Amerikën të Madhe përsëri”.
Për të, kjo do të thotë nxitjen e shpenzimeve ushtarake amerikane, duke ushtruar presion ndaj aleatëve për të paguar më shumë mbrojtjen e tyre dhe duke u larguar nga përpjekjet për të luftuar ndryshimet klimatike për të mbrojtur vendet e punës në industritë vendase, si nxjerrja dhe përpunimi i qymyrit.
Ata gjithashtu ndajnë një stil të njerëzve “të fuqishëm” me qëndrime “macho” që kanë rënë në sy në takimet me udhëheqësit botërorë.
Trump nuk pranoi t’i japë dorën kancelares gjermane Angela Merkel para mediave në një takim të vështirë të marsit dhe shtyu kryeministrin e Malit të Zi në një takim të NATO-s në Bruksel në maj, për t’u vendosur vetë në qendër të vëmendjes.
Vladimir Putin përdor mjete më të llogaritura për të frikësuar të tjerët, teksa një herë lëshoi labradorin e tij të madh në një takim me zonjën Merkel, e cila ka frikë nga qentë.
Çështjet familjare
Shtëpia e Bardhë Trump është një çështje familjare, diçka që sigurisht nuk mund të thuhet për Kremlinin e Vladimir Putinit.
Vajza e Presidentit Trump, Ivanka, ka një zyrë në krahun perëndimor dhe këshillon babanë e saj në një rol të papaguar.
Bashkëshorti i saj, Jared Kushner, është një këshilltar i lartë i presidentit dhe një forcë domethënëse në Shtëpinë e Bardhë. Përgjegjësitë e tij shtrihen nga Lindja e Mesme dhe Kina drejt reformës së drejtësisë penale dhe marrëdhënieve me Meksikën.
Presidenti Putin, nga ana tjetër, mbron me zell jetën e tij private dhe të familjes së tij.
Ivanka Trupm dhe Jared Kushner
Ai dhe Lyudmila, bashkëshortja e tij gati 30 -vjeçare, njoftuan divorcin e tyre në vitin 2013 dhe dy vajzat e tij mbahen larg vëmendjes së publikut.
Fare pak gjëra njihen për ato, derisa mediat në vitin 2015 zbuluan se vajza e tij më e vogël, Katerina, jetonte në Moskë me një emër tjetër dhe punonte në një pozitë të lartë në Universitetin Shtetëror të Moskës. Ajo është gjithashtu një balerinë akrobatike rock dhe rolli.
Maria, vajza më e madhe, është një akademike e specializuar në endokrinologji.
Dallimet në qasjen ndaj familjes janë të zymta. Vajza pesë-vjeçare e Ivanka Trump dhe Jared Kushner, këndoi në gjuhën kineze tek presidenti kinez Xi Jinping gjatë vizitës së tij në SHBA në prill.
Ndërkohë, Putin, refuzon të shpalosë emrat dhe moshat e dy nipërve të tij.
Vajza e Putin, Katerina Tiknohova
“Fake Media”
Trump mund të ketë popullarizuar “lajmin e rremë” si një term pejorativ që politikanët në botë mund të hedhin ndaj gazetarëve, por ai nuk është i vetëm në përshkrimin e mbulimit kritik si ‘lajm i rremë”.
Qeveria e Putinit mban një listë publike të lajmeve të shtypit të huaj që thotë se përmbajnë “informacion të rremë në lidhje me Rusinë”.
Megjithatë, në lidhje me median, Vladimir Putin normalisht mbetet i qetë.
Ndryshe nga Trump, ai nuk poston “tëeets” të zemëruar rreth mbulimit mediatik që nuk i pëlqen – ai tregon nivel kur merr pyetje nga gazetarët./Përgatiti Lapsi.al
Lamjet që qeveria ruse thotë se janë “fake news”