Pak ditë pas zgjedhjeve të 25 qershorit, rinisën ndërtimet në kryeqytet. Në zonën e ish Parkut të Autobusëve, një lulishte do të zhduket pasi sipër saj do të ngrihet një kompleks pallatesh. Gjatë 3 ditëve të fundit, dhjetra qytetarë të zonë kanë reaguar sesi po u zhduket lulishtja ku ata kalonin kohën e lirë.
Por në një status në facebook, gazetari Jetmir Olldashi, shprehet se kjo zonë e cila ka si Qendër Votimin nr.1900 ka votuar 61 % për Partinë Socialiste dhe Erion Veliajn më 25 qershor dhe për pasojë nuk kanë pse të ankohen nga kjo qeveri.
“61% per Lali Erin kane votuar keta te parkut qv 1900. Tani Lali Eri po u kthen nderin duan dhe lulishte keta… rrini urte dhe brohorisni per partine dhe Lalin…e meritoni…”– ironizon gazetari.