Ministri teknik i Drejtësisë, Gazment Bardhi emëroi Denion Meidanin drejtor të Shërbimit të Kontrollit të Brendshëm në Drejtorinë e Brugjeve.
Emërimi i djalit të ish-Presidentit, Rexhep Mediani në këtë detyrë, është bërë pasi posti i kreut të SHKB-së në Burgje mbeti vacant pas shkarkimit të Ramazan topuzit.
Denion Meidani e ka mbajtur këtë post edhe më herët, nga viti 2012 deri në vitin 2013.
Meidani ka mbajtur më parë edhe postin e kreut të Antikontrabandës në Drejtorinë e Doganave, ku pas një konflikti që pati me Drejtoreshën e aso kohe të këtij institucioni, Elisa Spiropalin, ai u shkarkua nga detyra.