Në emisionin Versus të gazetarit Artur Nura po diskutohej situata politike në Partinë Demokratike. Por një nga të ftuarit e këtij emisioni, Arian Galdini duket se është mërzitur. Teksa emisioni vijonte live, Galdini shkruan në profilin e tij në facebook se po merr pjesë në një emision tepër të dobët, me një panel copë-copë.
Përveç Galdinit, në panel ishin të ftuar edhe Murat Basha – anëtar i Këshilli Kombëtar të PD, Nebil Çika-Kreu i Shoqatës të ish përndjekurve politike dhe Gerti Shella – Opinionist.
Në fakt këto janë emisionet që prodhon shqiptari i natyralizuar Carlo Bollino, ky është standardi që ka vendosur për televizionin e tij, ku gazetarët dhe punonjësit kanë pagat më të ulëta në tregun mediatik.