Kërkesa për dorëheqjen e Bashës, njësia nr. 7 e PD: U manipulua me degën tonë!

Duke marrë shkas nga publikimi në rrjete sociale dhe portale, të një deklarate të hedhur në emër të Partisë Demokratike Dega 7 Tiranë, ku pretendohet sikur anëtarsia dhe Partia Demokratike Dega 7 kanë kërkuar dorëheqjen e Kryetarit Basha, sqarojmë se:

Kjo deklaratë është hedhur nga një profil fallco me emrin “Alfred Ibrahimi” pas të cilit fshihet një njeri i larguar nga Partia Demokratike për interesa të ngushta.

PD Dega 7 Tiranë distancohet nga deklarata të tilla që s’janë gjë tjetër veçse lojë e Edi Ramës dhe veglave të tij në media. Këto deklarata dashakeqe kërkojnë të njollosin që në nisje procesin zgjedhor për Kryetar të PDSH.

Partia Demokratike Dega 7 Tiranë siguron që gara dhe votimi per Kryetarin e PDSH do të jetë transparente dhe e ndershme, komform statutit të PDSH.

PD Dega 7 Tiranë beson që pas këtyre zgjedhjeve, PDSH do të dalë më e fortë.‎

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *