Blushi i përgjigjet Lindita Nikollës: E ke zakon, bodigardit nuk iu ndave as në burg

Një ditë pasi ish-ministrja Lindita Nikolla njoftoi se do ta padiste Ben Blushin, ka reaguar ky i fundit përmes një statusi në shkurtër në Facebook.

Në një postim në faqen e tij në FB, Blushi shkruan se ajo e ka zakon, pasi bodigardit që merrte 3 mijë euro për një vend pune nuk ju nda as në burg.

Më poshtë statusi i Blushit:

“ERDHI DITA PËR LINDITA

Lindita Parsimi paska thënë, se nuk do më ndahet as në gjyq. E ka zakon. Bodigardit të vet që merrte 3 mijë euro për një vend pune nuk ju nda as në burg”, shkruan Blushi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *