Matilda Terpollari, kandidate për deputete e LIBRA-s ka reaguar pas deklaratës së kryeministrit Edi Rama.
Pas lajmit se Neritan Seferkolli, një ndër themeluesit partisë LIBRA, u shkëput nga kjo forcë politike duke denoncuar shkeljen e statutit, ka ardhur reagimi i Matilda Terpollarit, kandidate për deputete e LIBRA-s në Tiranë.
Terpollari i përgjigjet Edi Ramës, i cili shpërndau lajmin e një largimi nga LIBRA duke thënë se partitë e vogla krijohen vetëm për të siguruar mandatin e deputetit për kryetarin.
Në një status në Facebook, Terpollari ironizon kryeministrin duke thënë se “pasi bëri zgjedhjet në të gjitha forumet e PS gjithë këto vite, pasi konkuroi dhe fitoi në zgjedhjet brenda e jashtë partisë së tij, pasi i futi gjithë partitë e mëdha në qeveri, Lideri Suprem tani po merret me zgjedhjet e të vetmes opozitë në vend Libra.”