Deri më tani publikut shqiptar i janë servirur dy sondazhe nga kompani të njohura ialiane IPR Marketing që ka bashkëpunuar prej kohësh me Ora Nevs dhe Pieplolo që është në bashkëpunim që prej zgjedhjeve të vitit 2015 me televizionin e Karlo Bolinos, Report TV. Ajo që bie në sy nga prezantimet që kanë bërë dy drejtuesit italianë Noto (Ipr marketing majtas ne foto) dhe Baldassari (Piepolo, djathtas ne foto) rrezultatet nuk përputhen fare. Diferencat janë të mëdha dhe sondazhi i dytë i trasmetuar nga telezivioni i Bolinos përputhet fjalë për fjalë me dëshirën e Ramës për ta mbajtur i vetëm timonin e drejtimit të qeverisë për 4 vitet e ardhshme. Gjëja e dytë e sondazhit të Piepolit, më shumë për kriterin e përzgjedhur sesa për rrezultatin e arritur është përfshirja në të e një politikani që nuk garon fare në këto zgjedhje, Erion Velisë, i cili ka dalë më popullori në Shqipëri, madje edhe mbi shefin e partisë së tij Edi Rama.
Po t’i shikosh shifra krahasimisht rezultatet janë këto:
PS 48-52 % sipas Piepolo. 43% sipas IPR
PD 28-32% sipas Piepolo 36% sipas IPR
LSI 9-13 % sipas Piepolo 12% sipas IPR
Libra 1-3%sipas Piepolo 6% sipas IPR
Ashtu sikurse vërehet diferencat janë tepër të mëdha për të thënë se cilat shifra duhet të besojmë. Por ajo që duhet veçuar është se sipas sondazhit të Piepolo, Edi Rama punën e të cilit e besojnë 2/3 shqiptarë, mund ta qeverisë edhe i vetëm Shqipërinë për 4 vitet e ardhshme. (Lapsi.al)