Ilir Meta, presidenti i ardhshem i vendit nga studio e emisionit “Debati ne Channel One” e Roland Qafokut, ka ironizuar me batuten e kryeministrit Edi Rama se PS e do timonin per vete qe te qeverise e vetme pas zgjedhjeve te 25 qershorit.
“Unë dua një timon. Nuk duam të mbajmë në prehër të tjerët sepse kështu nuk arrimë dot në destinacion”. Për ju e ka?
Unë jam i bindur që më 26 qershor LRI-ja e Tiranës do t’i çojë dhe një timon dhe një tepsi në Surrel t’i mbajë për të gjithë jetën atje. Siç mori Valesa, kur humbi zgjedhjet në Poloni, karrigen nga zyra.
Do ta marrë edhe Rama?
Do t’ia çojnë Ramës në Surrel. LRI-ja do t’i çojë edhe një timon edhe një tepsi.
Nuk ka patentë makine Kryeministri?
Nuk e di a ka apo jo patentë, por unë nuk do të hipja kurrë në një makinë me të.
A keni hipur ndonjëherë?
Jo, nuk kam hipur.
Po ai te makina juaj?
Jo, jo, nuk e kam bërë asnjëherë shoferin e tij unë dhe nuk kam ndërmend ta bëj.
Gjyshi i tij ka qenë shofer i mbretit.
Shumë mirë!