Kreu i LSI-së, Petrit Vasili, ishte në një komunikim të drejtëpërdrejtë me ndjekësit e tij në fb, gjatë pasdites ku iu përgjigj interesit të qytetarëve mbi çështje të ndryshme, kryesisht programin që LSI ofron për punësimin e të rinjve.
Duke nënvizuar se mazhoranca në katër vite nuk arriti të mbante premtimin elektoral për 300 mijë vende të reja pune, Vasili tregoi se ku ndryshon plani i punës së LSI nga planet e partive të tjera.
Vasili: Diferenca është realizmi. Kemi prezantuar një plan punësimi që drejtohet drejtpërsëdrejti tek të rinjtë.Është një plan të cilin e bluajmë në kokë prej kohësh, prej vitesh. Elemente të rëndësishme kemi futur edhe në fushata të mëparshme të pushtetit vendor dhe qendror. Sot e kemi më të konsoliduar se kurrë, me 100 mijë vende të reja pune vetëm për të rinjtë dhe të shpërndarë mirë në sektorë ku vende pune realizohen realisht dhe nuk janë thjesht premtimi elektoral i radhës, apo të themi formalizimi i radhës, i cili konsiderohet punësim, e të tjera histori si këto që nuk kanë bindur askënd dhe i kanë bërë të rinjtë të mos e prekin dot me dorë punësimin që kanë ëndërruar. Pra, do të thoja që gjëja kryesore dhe mbi të gjitha është realizmi. Një plan që realizohet në mënyrë konkrete dhe që të rinjtë do ta prekin me dorë.
Jo vetëm punësim por edhe punë të mirëpaguar.
Vasili: Punë të mirëpaguara arrihen kur ne ecim në sektorë të tillë të rëndësishëm siç janë sektorët e shërbimeve, por edhe sektorë të tjerë siç janë sektorët e turizmit, por edhe në bujqësi realizojmë punë të mirëpaguara nëse bujqësia ecën intensivisht dhe dyfishon apo trefishon prodhimet e saj. Pra, i tërë sfondi që ne kemi krijuar me 100 mijë vendet e punës, është jo vetëm 100 mijë vende të reja por edhe punë të mirëpaguara dhe këtu kemi dhënë dy përgjigje të mëdha: punësim më shumë dhe punësim i mirëpaguar.
I pyetur nëse LSI do të vazhdojë me taksën prej 23% të të ardhurave, ai dha këtë përgjigje:
Vasili: Besoj që taksa absurde prej 23% i ka dekurajuar, ka rritur dukshëm informalitetin, pasi mjaft t’ju kujtoj që nga 12,000 persona që paguanin tatime dhe paguanin këtë lloj takse, në pak kohë ajo u përgjysmua në 6,000. Ne e kemi premtim shumë të qartë. Të gjithë ata persona që shpërblehen mbi 350,000 lekë të vjetra, dua të jem shumë i qartë me të gjithë e deri në 2 milionë, ku mesatarisht ata taksoheshin 20%, taksa e tyre do të jetë vetëm 8 përqind. Pra, e ulim dy herë e gjysmë këtë taksë që u takon disa mijëra profesionistëve, ndërsa ata që paguhen mbi 2 milionë lekë të vjetra sikurse është janë për shembull punonjësit e sektorit bankar, mjaft të tjerë që menaxhojnë sektorë të rëndësishëm biznesi, mjaft të tjerë që kryejnë punë intelektuale, në gazetari, në median shqiptare, që tatoheshin në mënyrë absurde prej 23%, taksa e tyre e re e propozuar nga LSI do të jetë vetëm 10%.
E ndërsa ish-lideri i LSI-së ka inkurajuar simpatizantët e saj pas tërheqjes, duke u shporehur se LSI është si Portugalia që rriti të fitonte në finale dhe me mungesën e Ronaldos, Vasili komentoi pozicionin e tij në ekip.
Vasili: Si pjesë e pandashme e ekipi, si njeri që kryen me përkushtim punën e tij, së bashku me një ekip të madh ku secili kryen detyrën e tij, e sikur njëri të mos kryejë detyrën e tij nuk mund të ketë fitues.