Nga Fieri, ku zhvilloi sot një miting, kryeministri Edi Rama ka folur për zërat që pretendojnë se ai do të bëjë koalicion me Partinë Demokratike pas zgjedhjeve.
“Mos i dëgjoni fare, ju si dëgjoni po thojini edhe të tjerëve. Mos humbi kohë me ata që dalin në televizor dhe thonë: Jo po kta janë marrë vesh, do qeverisin bashkë e do bëjnë bashkë e do shkojnë bashkë e, mos i dëgjoni fare, mos i dëgjoni fare. Ne jemi marrë vesh vetëm për një gjë. Ja sheshi, ja mejdani dhe pastaj vendos populli se kush do mbajë timonin e reformave për 4 vitet e ardhshme”, u shpreh Rama duke lënë të kuptohet se nuk ekziston një marrëveshje për koalicion paszgjedhor PS-PD.
Më pas, ai u kërkoi qytetarëve votat për Partinë Socialiste, për zgjedhjet e 25 Qershorit.