Fatmir Mediu ka zhvilluar një takim të dytë me kreun e PD-së Lulzim Basha. Ky takim ka qenë i shkurtër, vetëm 10 minuta.
Nuk dihet ende nëse ka një vendim që PR-ja dhe Mediu ti bashkohen PD-së në listat e kandidatëve.
Nga ajo që ka thënë vetë Fatmir Mediu pasi ka dalë nga zyra e kreut të PD-së, Lulzim Basha, duket se ende nuk ka marrëveshje mes tyre.
“Ende nuk kemi mbyllur asnjë marrëveshje me PD-në”, është shprehur Mediu për gazetarët që ndodhen në selinë blu.
Sot Partia Republikane vendosi që të regjistrohet e vetme në KQZ, ndërsa nuk ka një listë kandidatësh.