Ekskluzive/ Monika Kryemadhi premton 10 mijë Iphone në Elbasan

Nga Boldnews.al

Elbasani do jetë një ndër qarqet që do të përcaktojë edhe fatin e zgjedhjeve të 25 qershorit. Duke qenë se ky qark nxjerr 14 deputetë dhe gjithnjë ka qenë në ekuilibër mes të majtës dhe të djathtës (siç treguan edhe zgjedhjet e fundit), e gjithë artileria e partive të mëdha është drejtuar në Elbasan.

Për Partinë Socialiste drejtues i fushatës është Taulant Balla, për PDIU-në Aqif Rakipi dhe për LSI-në, Monika Kryemadhi. Pra, tre politikanë me peshë të të trija partive. Me prezantimin e drejtuesit të PD-së, beteja në Elbasan do të bëhet akoma edhe më e fortë, duke pasur pritshmëritë për t’u kthyer në qark të nxehtë.

E ndërsa LSI-ja, duke qenë se betejën e 25 qershorit e ka tejet të rëndësishme për ekzistencën e saj politike, ka nisur edhe “korruptimin” e të rinjve dhe “blerjen” me lezet të votës.

Zëvëndëskryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi ka premtuar 10 mijë Iphone për të rinjtë që do t’ia japin votën LSI-së. Pra, një votë baras me një Iphone. Pas ofertës tepër bujar të LSI-së, mund të vijnë edhe oferta nga PS, PD apo edhe PDIU.

Burime pranë LSI-së, bëjnë me dije se Elbasani rezulton një nga zonat më të varfëra në Shqipëri por gjithashtu edhe lobimet e partive janë tepër të forta. Prandaj për të maksimizuar votat, Kryemadhi ka vënë në dispozicion 10 mijë Iphone të llojeve të ndryshme.

Tendenca e Iphone-ve dhe tabletave u shfaq edhe në zgjedhjet e 2015, ku Rilindja bashkë me LSI i shpërndanin në zona të varfëra për të siguruar votat.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *