Ish-kryeministri, Sali Berisha në një intervistë të dhënë për emisionin “Kjo Javë” në “News 24” ka paralajmëruar se protesta e rradhës e thirru nga Partia Demokratike në 13 Maj vështirë të menaxhohet nga lidershipi i opozitës. Sipas tij mjaftojnë 20 mijë vetë në shesh “për ta fshirë Ramën”.
Në çadër janë le të themi 200 persona që qëndrojnë aty dhe kërkojnë zgjedhje të lira dhe të ndershme por duket se ka një diskordancë me popullin, ndoshta populli nuk e do më aty atë çadër. Çfarë do bëhet me këtë çadër?
Po, shumë e drejtë. Çadra u instalua më datë 18 shkurt. Në 18 shkurt, në memorien time ishte një nga protestat më të mëdha por dhe më të nxehta në historinë e vendit. E kam thënë dhe po e them prap se të paktën 80-100 mijë nga ata protestues, ata kishin ardhur për ta fshirë Edi Ramën. Dhe që ta dish, nëse vendosin, jo 80 mijë por dhe 20 mijë, po vendosën, janë të mjaftueshëm për ta realizuar qëllimin. Ka protesta që kanë karakter festiv por ajo ishte revoltë dhe qe një gjë e jashtëzakonshme që ajo protestë u menaxhua në mënyrën më perfekte. Aty u instalua Cadra si përfaqësuese e asaj proteste. Mund t’ju garantoj, dhe këtu do jemi që protesta tjetër po të thirret do të jetë edhe më e madhe, dhe pastaj menaxhimi i saj do jetë problemi kryesor, se një herë i menaxhon ti por herën tjetër të menaxhojnë ato ty. Ky është i gjithë problemi.
Pra mendoni se mund të ketë përshkallzime?
Absolutisht po.
Zoti Berisha nuk ju pamë në protestën e bllokimit të akseve kombëtare rrugore nga ana e PD. Ju nuk mungoni thuajse në asnjë protestë. Pse mungoi prania juaj?
Nuk ishte për një arsye teknike.