Edi Rama ka pasur shumë mëndyshje nëse duhej të tërhiqej nga Kavaja apo jo. Mbështetësit e tij radikalë e ftonin të shkonte drejt konfrontimit dhe të tregonte forcë. Ndërsa këshilltarët që kujdeseshin për pushtetin e tij e lusnin të tërhiqej. Sipas burimeve gjatë së premtes kanë qenë të shumta tratativat lidhur me atë se ç’do të bëhej në 7 maj. Disa ambasadorë të rëndësishëm i kanë kërkuar kryeministrit tërheqjen për të shmangur konfrontimet. Natyrisht që fjala e diplomatëve ka ndikuar tek Rama. Por ajo që ka luajtur rolin më të madh ka qenë një manovër e Ilir Metës.
Dje në drekë u njoftua së Ilir Meta do të dilte në një konferëncë për të dhënë një mesazh të rëndësishëm në ora 18:30. Flala që u hap nga këshilltarët e presidentit të ardhshëm ishte se Meta do kërkonte tërheqjen nga Kavaja. Besnik i linjës që mban publikisht se duhet qetësi dhe dashur për të shkuar drejt zgjidhjeve Meta kishte parathënë se do të apelonte për shmangjen e një përplasjeje të dielën.
Por, nga frika se mos presidenti i ardhshëm shfaqej si një nxënës më i bindur i ambasadorëve dhe nga ankthi se mos ai vetë etiketohej si njeriu i konfliktit, Edi Rama i parapriu daljes së Metës, dukë lajmëruar një konferëncë për shtyp në ora 17:30.
Kjo lojë e paprecedëntë konferencash për shtyp, kur njëri lider i koalicioni nxiton t’i kapë ekranet tjetrit, i bëri të gjithë gazetarët që morën lajmet në redaksitë e tyre të mendonin se diçka e pazakontë po ndodhte. Dhe ashtu ngjau.
Kryeministri nxitoi të dalë i pari në TV dhe lajmëroi tërheqjen e kandidatit të tij për Kavajën. Pra, ai dha në avancë të njëjtën kërkesë që do të lëshonte në daljen e tij një orë më pas, Ilir Meta. Dhe kështu falë këtyre kulisave të vogla, në Kavajë u shmang konfrontimi dhe dështuan zgjedhjetPas kësaj Meta e pa të paarsyeshme të mos dilte në publik. Ai e bëri Ramën të tërhiqet pa folur fare publikisht.