Ambasadorja gjermane në vendin tonë Susanne Schutzka përshëndetur vendimi e partisë Socialiste për tu tërhequr nga zgjedhjet e 7 majit në Tiranë.
Sipas saj ky vendim i hap rrugën bisedimeve mes qeverisë dhe opozitës për zgjidhjen e kësaj krize politike.
Ndërkohë që ju ka bërë apel palëve që të shmangin përplasjet gjatë protestave, duke shtuar se dhuna pengon demokracinë.
“Vendimi mban të hapur rrugën për bisedime midis qeverise dhe opozitës në interes të një zgjidhjeje të krizës aktuale politike dhe pjesëmarrjen sa më të gjerë të partive politike në zgjedhjet parlamentare.
Ne mbështesim përpjekjet e palëve të përfshira për të vazhduar këtë dialog me qëllimin për të gjetur një zgjidhje në bazë të kushtetutës së Shqipërisë.
Njëkohësisht u bëjmë thirrje të gjitha palëve të shmangin çdo veprim që mund të ndikojë që një protestë paqësore të shndërrohet në dhunë” mbyllet deklarata.