Deputeti socialist: PS-LSI duhet të garojnë të ndara për zgjedhjet e 18 qershorit!

“Partia Socialiste dhe Lëvizja Socialiste tashmë le të hyjnë të ndara në zgjedhjet parlamentarë të 18 qershorit” kështu ka shprehur në rubrikën “Opinion” në “News24”, deputeti i Partisë Socialiste, Ervin Bushati. Ai tha se me skadimin e afatit për regjistrimin e koalicioneve në KQZ, këto forca politike mund të shkojnë ndarazi në zgjedhje, por sipas tij e rëndësishme është që të zbatohet ligji, dhe që mekanizmi i gjithë procesit të jetë ligjor.

Teksa komentoi raportet brenda mazhorancës aktuale qeverisëse, Bushati tha se bashkëpunimi është pozitiv. Ai u shpreh se diskutimet brenda koalicionit janë të kuptueshme, duke u nisur nga fakti se çdo parti politike ka axhendën dhe platformën e saj politike.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *