Kryetari i LIBRA-s Ben Blushi, në një postim në faqen e tij ne Facebook ka reaguar për situatë politike në vend. Për Blushin situata politike e rënduar vjen pasi nuk ka seriozitet nga ana e opozitës dhe qeverisë. Komentin kreu i LIBRA-s e ka shprehur në mënyrë sarkazme, ku shprehet se situata kaotike e politikës shqiptare e ka shëndërruar Republikën e Shqipërisë në republikën e telefonave të prishur.
Ja reagimi i plot i Ben Blushit:
“REPUBLIKA E TELEFONAVE TË PRISHUR
Kjo krizë po kthehet ne një krizë telefonash. Bujari Nishani thotë deri sa ta zgjidhni vetë mos më merrni ne telefon.Edi Rama i thotë PD me merrni në telefon. Lul Basha thotë ndrysho numrin e telefonit. Ilir Meta thotë telefoni im është i hapur për te gjithë. Kjo është Republika e Telefonave të Prishur.”