Partia Bashkimi Demokristian Shqiptar (PBDKSH) nëpërmjet një njoftimi për media ka bërë thirrje për anëtarësimin në këtë forcë politike.
Ajo garanton se PBDKSH do të jetë një projekt shumë serioz politik dhe mjaft aftagjatë.
“PBDKSH do te jete nje shkolle e madhe politike, nje porte e hapur per te rinjt dhe per cdo shqiptare te ndershem qe deshiron te angazhohet ne politike, te marre pjese ne vendimmarje per te kontribuar per vendin. PBDKSH nga java qe vjen do te intesifikoi aktivitetin politik.” – thuhet në njoftim.
“Ju lutem na kontaktoni, anetaresohuni online e se bashku te behemi pjese e ketij projekti politik per t’i sherbyer vendit” – përfundon thirrja e PBDKSH e cila drejtohet nga Eduart Ndocaj.
Ky i fundit ka premtuar ndryshime rrënjësore të klasës politikës shqiptare dhe mbështetje të fortë për personat në nevojë.