Ja pse nuk mund ta lini Facebook-un

A e keni mbyllur ndonjëherë llogarinë në Facebook, duke thënë se nuk do ta hapni atë më kurrë? Dhe pas një jave a jeni kthyer përsëri për ta hapur atë? Shkencëtarët kanë studiuar faktorët të cilët ndalojnë përdoruesit që të mbyllin përgjithmonë Facebookun.

Hulumtuesit kanë gjetur disa faktorë kryesorë të cilët parandalojnë që përdoruesit ta mbyllin përgjithmonë Facebookun.

Faktori i parë dhe më i kryesori është varësia – ata që besojnë se janë bërë të varur nga Facebook janë më të prirë për t’u rikthyer, në përputhje me hulumtimet e shkencëtarëve, transmeton GazetaExpress.

Një tjetër motiv është fshehtësia – ka njerëz që hapin llogari të rrejshme në Facebook vetëm për të qëndruar të fshehtë dhe që veprimet e tyre në Facebook të mos gjurmohen. Këta janë një grup i njerëzve të cilët janë më pak të prirë për t’u kthyer në Facebook pasi ta kenë braktisur atë.

Arsyeja e tretë është prirja subjektive – përdoruesit të cilët kanë një jetë të mirë dhe një humor të mrekullueshëm në jetë, janë më pak të prirë për t’u kthyer në Facebook.

Faktori i katërt është krejtësisht social. Njerëzit të cilët përdorin rrjete të tjera sociale si Instagram dhe Twitter kanë më pak gjasa të kthehen përsëri në Facebook.

Kurse në fund fare, njerëzit të cilët kanë pranuar rolin e teknologjisë në jetën e tyre shoqërore janë disi më të prirë që ta hapin përsëri Facebookun. /GazetaExpress

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *