EKONOMI

Investigimi i skandalit/ Si i ka vjedhur “Bankers” shqiptarët? (VIDEO)

Greva e stërzgjatur e banorëve të Zharëzës e cila më në fund ka tërhequr vëmendjen mediatike ka rikthyer edhe njëherë në vëmendje skandalin e kompanisë Bankers dhe mënyrën se si ajo ka shfrytëzuar arin e zi shqiptar. Një investigim i thelluar i emisionit “Të pa ekspozuarit” ka nxjerrë në pah kalvarin e madh të dyshimeve që bien mbi të dy forcat politike që kanë drejtuar vendin.

Eshtë thënë shpesh se Bankers petroleum hyri në vendin tonë falë qeverisë së Fatos Nanos në qershor të vitit 2004. Por kjo nuk qe një marëveshje e pafajshme. Sepse Bankers (siç shihet në videon poshtë) u regjistrua në parajsën fiskale të ishujve Cayman, duke ndryshuar vetëm emrin. Nga shoqëria britanike Premier Oil, ajo, me të njëjtin drejtor dhe përfaqësues, Riçard Uofsorth, u bë kanadeze. Dhe vetëm dy muaj pasi ishte themeluar ajo mori koncesionin e shfrytëzimit të naftës në Patoz Marinëz.

Ky akt i qeverisë Nano nuk përfilli as ligjin që kjo kompani duhej të kishte eksperiencë dhe as atë se ajo duhet të depozitonte bilancet e 5 viteve të fundit (ishte themeluar në mars 2004 dhe e firmosi kontratën shqiptare në qershor).

Por mbi të gjitha ajo bëri një lëshim skandaloz. Nga 15 % të naftës së nxjerë që i mbetej më parë shtetit shqiptar, ajo e uli këtë shifër në 1%.

Edhe demokratët nuk arritën ta preknin këtë monopol. Gjatë gjithë qeverisjes së tyre Bankers nuk pagoi asnjëherë tatim fitimi me gjithë fitimet mrramendëse. Megjithëse në vitin 2006 qeveria Berisha nënshkroi një kontratë sipas së cilës pas vitit 2009, Bankes do të paguante tatim fitimin, kjo gjë nuk ndodhi kurrë. Këtu një rrol të dyshimtë ka gjenerali i luftës së Kosovës, Uesli Klark, i cili u bë anëtar i bordit drejtueës dhe mendohet se loboi me pretendimin se Bankers nuk paguan tatim fitimi pasi ajo i riinveston të gjithë paratë e nxjerra nga shitja e mbi 1 milionë tonë nafte në vit.

Edhe qeveria Rama e cila pretendoi se do e bënte Bankersin të paguante dështoi.

Vërtet ajo vuri tre taksa të reja: aksizë, qarkullim dhe taksën e karbonit, por këto para ajo u detyrua t’ia kthente pas me naftë sepse e detyronte kontarata e vjetër e 2004.

Kjo pra është historia e shkurtër e një skandali, i cili i ka ka rrëmbyer shqiptarëve plot 2 miliard euro në 10 vite, sipas emisionit “Të Paekspozuarit”. Kjo shpjegon edhe faktin sepse pavarësisht se Basha bën sikur kërkon falje dhe ministrat socialistë bëjnë sikur përgjrohen për grevën, ata bëjnë kot. Të dy forcat kryesore politike nuk kanë tradhëtuar vetëm protestuesit e Zharëzës, por interesin e të gjithë shqiptarëve. (Lapsi.al)

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Te Fundit

To Top