FOTO/ 18-vjeçares i shpërthen iPhone 7-ta

Gjigandi amerikan i teknologjisë Apple njoftoi se ka hapur një hetim në lidhje me pretendimet e një 18-vjeçareje amerikane, e cila postoi në rrjetet sociale video dhe foto të telefonit të saj iPhone 7 Plus i shkatërruar nga flakët, raporton “Mirror”.

Brianna Olivas, nga Arizona thotë se nuk ishte duke e përdorur pajisjen kur ajo ka marrë flakë. Ka qenë i dashuri i saj që ka dëgjuar teksa po flinin një zhurmë të çuditshme dhe më pas ka parë flakët që vinin nga pajisja.

Djali ka larguar telefonin menjëherë dhe më pas e ka filmuar atë.

Sipas “Mirror” filmimi ishte një provë e mjaftueshme që Apple të kompensonte 18-vjeçaren me një telefon dhe kasë të re, ndërkohë që gjiganti teknologjik amerikan shton se ka nisur hetimet për zbardhjen e shkaqeve.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *