Salianji ironizon Policinë e Shtetit pas padisë ndaj Bashës: Putanizëm

Ervin Salianji, sekretari për Aksionin Qytetar në selinë blu ka reaguar duke ironizuar padinë që bëri Policia e Shtetit për kryedemokratin, Lulzim Basha, pas thirrjeve të këtij të fundit për thyerje xhamash dhe shpim gomash.

Ja reagimi i Salianjit:

Kane themeluar republike te re, jo putiniste por putaniste! Pas nje hetimi te hollesishem dhe kontrolleve me mjete speciale te hetimit policia ka aritur te dokumentoje qe protesta duhet proceduar penalisht!! Jane kaq te brishte dhe te dobet sa me cdo menyre kerkojne fundin e vet!

Nga menyra e qeverisjes, nga perfaqesimi politik, nga babezia e treguar, nga arroganca ne dhunimin e te drejtave te qytetareve, nga dhunimi i lirise se shprehjes, nga privatizimi i Shqiperise per llogari te oligarkeve, nga mungesa e moralit ne qeverisje dikush mund te thote qe i ngjan putinizmit por ne forme te re putanizem!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *