Murati: Ja kur do të takohen Meta dhe Basha

Javën e ardhshme pritet që kreu i Kuvendit dhe LSI-së, Ilir Meta të takohet me kryetarin e Partisë Demokratike, Lulzim Bashën. Lajmi u dha nga kryeredektatori i “Gazeta Shqiptare”, Erl Murati, i ftuar në emisionin “Arena”.

Sipas Muratit: “Ajo që kam unë informacion është se brenda javës së ardhshme, do të ketë takim Meta me Bashën. Takimi mund të jetë jashtë kamerave. Nuk ka asgjë negative që kryetari i Kuvendit të luaj rolin e tij si mediator midis palëve kryesore për të riftuar opozitën në Kuvend, një veprim që do t’i hapte rrugë vazhdimit të reformës në drejtësi. Çdo opozitë ka të drejtën e saj për të parashikuar kërkesat e veta. Për mua, shumica e kërkesave të Partisë Demokratike janë të parealizueshme dhe lidershpi i PD-së, e di këtë. Nuk mund të ketë qeveri teknike për sa kohë mazhoranca e rikonfirmuar. Ajo që besoj se mund të ketë pasoja negative është bojkoti i Kuvendit”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *