Grevistëve të Zharrëzës, të cilët në shenjë proteste ndaj indiferencës së qeverisë po marshojnë drejt Tiranës në këmbë, i është bashkuar sot aktori i humorit Julian Deda.
Përmes një video të postuar në faqen e tij në Facebook, Deda ka shprehur solidaritetin me grevistët.
Pas 19 ditësh grevë urie banorët e Zharrëzës ende s’kanë marrë zgjidhje nga qeveria. Banorët akuzojnë “Banker” se me kërkimet e saj për naftë në zonë u ka dëmtuar banesat.