I arrestuari i gjashtë i grabitjes në Rinas, Dash Kupa mori sot masën e sigurisë “arrest me burg” nga Gjykata për Krimet e Rënda.
Kupa, gjatë seancës ai nuk ka pranuar akuzën për pjesëmarrje në grabitjen e ndodhur në rrugën e Rinasit dy javë më parë.
Ai u arrestua dy ditë më parë në pikën kufitare të Morinës, teksa ishte duke u kthyer nga Kosova.
Shumica e 6 prej të arrestuarve janë informatorë dhe siguruesit e rrugës nga kalonin blindat me paratë e bankës.