Kreu i opozitës, Lulzim Basha i ka bërë thirrje të gjithë deputetëve të bëhen pjesë e “parlamentit të ri” të tij tek çadra para Kryeministrisë, ku kërkohet largimi i kryeministrit Edi Rama dhe krijimi i një qeverie teknike për garantimin e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme.
Por në çadrën e Bashës është vënë re mungesa e deputetëve Majlinda Bregu dhe Eduard Selami.
Mësohet se zonja Bregu ndodhet në SHBA në një takim pune me kolegë nga parlamenti i Kosovës, Serbisë, Ukrainës dhe Gjeorgjisë.
Kurse arsyeja e mungesës së Selamit nuk dihet. Selami shihet si një nga zërat oponentë të Bashës brenda selisë blu.