Në fundjavë në kampionatin spanjoll luhet supersfida mes Atletico Madridit dhe Barcelonës. Kjo është një ndeshje që trajneri Diego Pablo Simeone do ta festojë në mënyrë të veçantë, pasi është e 300-ta për të si trajner i “Los Colchoneros”.
Madje në këto 5 sezone, Simeone ka arritur një bilanc me 187 fitore, 61 barazime dhe 51 humbje.
Përqindja e fitoreve të Atleticos me Simeonen në pankinë është 62.54%, shifër së cilës nuk i afrohet as vetë Luis Aragones, i cili ka arritur deri në 50.24%. E njëjta gjë mund të thuhet edhe në krahun e kundërt, atë të humbjeve.