Gjergji Majko, djali i deputetit të Partisë Socialiste, Pandeli Majko, ka pozuar në një fotografi me dy gishta, simbol ky i PD-së.
Mësohet se foto është bërë në Shkodër dhe është publikuar në rrjetet sociale nga Nevila Xhindi.
Për “Lapsin”, gjesti i Gjergjit është cilësuar si një përshëndetje e tij për protestën e opozitës në bulevard.
Kërkesa e Partisë Demokratike në protestë është një qeveri teknike që do të administrojë zgjedhjet e ardhshme. Por mazhoranca refuzon të negociojë mbi këtë pikë.