Pas ndalesës në Lushnje mbrëmjen e djeshme, banorët e Zharrzës rinisën sot marshimin në këmbë drejt kryeqytetit për drejtësi.
40 banorë që qëndruan për afro 3 javë në grevë urie, të shoqëruar nga familjarë të tyre, i janë drejtuar Tiranës në këmbë, në ditën e dytë të marshimit.
Ata protestojnë kundër kompanisë “Bankers Petrolium” dhe qeverisë që nuk ndërhyn për të ndaluar shpërthimet nëntokësore që u kanë dëmtuar shtëpitë.
Pas mbërritjes në kryeqytet, banorët pritet të protestojnë para Kryeministrisë.