Kryetari i LSDM-së, Zoran Zaev njoftoi se ka marrëveshje për qeverinë e re, pas bisedimeve me Bashkimin Demokratik për Integrim.
Zoti Zaev, në një dalje publike për mediat, u shpreh se krijimi i qeverisë së re është çështje ditësh.
“Janë siguruar firmat për marrjen e mandatit për formimin e qeverisë së re. Ka mbetur edhe një pjesë e vogël e bisedimeve për qeverinë e re, ndërkohë që çështjet thelbësore janë harmonizuar. Për 10-15 ditë Maqedonia do të ketë qeveri të re të udhëhequr nga social-demokratët”, deklaroi Zoran Zaev, kryetar i LSDM-së.