Nga Berlini po shtohen sinjalet negative për kryeministrin
Deklarata e së mërkurës e Ambasadorit të OSBE-së nuk ishte një rrufe në qiell të pastër. Fakti se Bernd Borchardt, shkoi tepër larg në “Tonight Iva Tare”, duke pohuar se në Shqipëri “qarkullojnë më shumë se 2 miliardë euro para të pista. Pra ekziston rrisku se këto para mund të përdoren për të blerë deputetë”, nuk është as një rast i shkëputur.
Ai bëhet më serioz nëse vihet në një sfond të caktuar dhe në kontekstin e marëdhënieve gjithnjë e më të ftohta mes Tiranës dhe Berlinit. Dihet se Brochardt është një diplomat gjerman karriere që ka qenë më parë edhe ambassador i vendit të tij në Tiranë. Prandaj deklaratat e tij nuk mund të shihet e shkëpura nga ajo që mendon administrata e Merkel për qeverisjen e sotme të Edi Ramës.
Dhe sinjalet nuk mungojnë. Vetëm pak ditë më parë, kur protesta e opozitës sapo kishte filluar, zëri zyrtar i shtetit gjerman, radioja Deutshe Welle bëri një koment për Shqipërinë ku me nota shqetësuese thuhej se “Shqipëria është anëtare e Organizatës së Traktatit të Atlantikut Verior (NATO) dhe është një kandidate për anëtarësim në Bashkimin Evropian. Megjithatë, Brukseli ka shprehur shqetësime në lidhje me mundësinë e parregullsive në organizimin e zgjedhjeve”.
Problemi i zgjedhjeve u ngrit nga Berlini që në fund të nëntorit që shkoi, kur në Tiranë mbërriti si një kometë Gunther Krichbaum, Kryetari i komisionit parlamentar për Europën në Bundestag, i cili paralajmëroi se negociatat më Shqipërinë nuk do të hapeshin, jo vetëm për mosplotësimin e 5 kushteve, por edhe për zgjedhjet dhe kanabizimin e vendit. (lexo poshte)
Kjo deklaratë sikurse mbahet mend shkaktoi reaksion të madh në Shqipëri. Propoganda e Ramës e cila kishte paralajmëruar se do të qe vetë Anxhela Merkel që do i jepte atij lajmin e mirë të hapjes së negociatave gjatë vizitës në Berlin, nxitoi të thoshte se Gunther Krichbaum, fliste në emrin e tij personal. Madje i genjyer nga Basha.
Në fakt nuk ishte kështu. Rama shkoi në 28 nëntor në Berlin dhe ai u kthye me duar bosh nga Merkel. Nuk kaluan shumë ditë dhe Shqipëria dështoi të merrte hapjen e negociatave.
Për më tepër, që prej asaj dite, zërat shqetësuese për mundësinë e zgjedhjeve të lira po shtohen. Në këtë linjë mund të interpretohet edhe deklarata e fundit e ambasadorit gjerman të OSBE-së Berochardt edhe komenti i fortë i Deutche Welle-s.
Me sa duket Angela Merkelit i ka përfunduar dashuria për njërin nga pjestarët e çiftit Rama – Vuçiç.
Efekti anekdodave pas darke, i barcaletave me shqiptarin e varfër të komunizmit që binte në kontakt me botën perendimore, ka përfunduar. Tani mbi Edi Ramën më shumë se gazi që krijonte në tryezat e lidërve ballkanikë me kancelaren, po ndikon ashpërsia e raporteve që ajo ka mbi tryezë.
Dhe për këtë arsye nga Berlini po vijnë sinjale gjithnjë e më të forta që tregojnë se basketbollisti i gjatë piktor, nuk është më i preferuari i “Mutter”(Lapsi.al)