Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve ka konfirmuar në një deklaratë se disa zyrtarë të lartë janë telefonuar nga të dënuar. Mes tyre ministri i Drejtësisë, Drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve dhe zyrtarëve të tjerë që ende nuk janë bërë publikë.
“Në listen e zyrtareve te telefonuarnga kartofonat e IEVP theksojmë se ka patur telefonata në drejtim të Drejtorit të Përgjithshëm të Burgjeve, ministrit të Drejtësisë si dhe ndaj një numri tjetër zyrtarësh të lartë” thuhet në deklaratën e Drejtorisë së Burgjeve.
Sakaq pas publikimit te nje emaili me urdhrin e Drejtorit të Përgjithshëm të Burgjeve, ky insitucion bën me dije se e konfirmon ekzistencen e këtij emaili i cili u bën thirrje punonjësve të policisë së burgjeve që të dënuarit të mos abuzojnë me telefonatat.
“Ky urdhër verbal i drejtorit të pergjithshem transmetuar me fonogram për të gjitha IEVP është tërësisht ligjor dhe konform rregullores për arsye se në shumë raste është shkelur procedura standarte e regjistrimit të numrave të telefonit që do të telefonojnë personat që vuajnë dënimin. Kjo neglizhencë dhe shkelje proceduriale nga ana e disa prej punonjësve të policisë së burgjeve ka sjellë për pasojë që në shumë raste persona të dënuar kanë telefonuar zyrtarë të lartë publikë duke sjellë shqetesim.
Për këto arsye, Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve në datë 27 janar 2017 nëpërmjet këtij urdhri të shpërndarë i ka rikujtuar punonjësve te policisë së burgjeve të kryejnë detyrën me seriozitet për të mos patur në të ardhmen telefonata të tilla karshi zyrtareve publikë” thuhet ndër të tjera në njoftim.