Replikat në Facebook mes tyre u shndërruan dje në qendër të debateve në rrjet dhe u pasqyruan edhe në media. Drejtori i Teatrit Kombëtar, Hervin Çuli kishte postuar një status në Facebook, i cili u interpretua si ironik karshi protestës së opozitës, që po mbahet për largimin e Ramës nga pushteti. Në këtë status komentoi aktori i njohur Robert Ndrenika, duke shkruar: “Që kur ka filluar të bëjë ham ham drejtori?”.
Por situata u “ndez” kur drejtori i Teatrit Kombëtar iu përgjigj Ndrenikës duke thënë, “Që kur niveli yt ikonë zbriti këtu ku je?”.
Kaq mjaftoi që ndaj Çulit të vërshonin kritika nga përdorues të shumtë të internetit dhe jo vetëm.
Por sot, Drejtori i Teatrit ka fshirë statusin që shkaktoi gjithë këtë polemikë.