Kreu i Kuvendit, Ilir Meta foli për herë të parë për protestën e opozitës që zhvillohet përpara godinës së Kryeministrisë në Tiranë.
Meta tha sot se do t’i marrë parasysh kërkesat e opozitës dhe vlerësoi gjithashtu sjelljen paqësore të protestuesve.
“Nuk dëshiroj të devijoj përmbajtjen e kësaj konference, aq më tepër të përfshij kryetarin e Kuvendit të Kosovës. Çdo protestë paqësore demokratike qytetare është për t’u respektuar dhe çdo kërkesë që kërkon garantimin e standerteve më të larta të zgjedhjeve është një kërkesë që meriton vlerësim edhe dialog”, tha ai.
Ai shtoi se për këtë çështje do të flasë gjatë ditëve në vijim, duke u shprehur: “Do të kemi kohë ditët që vijnë”.
Meta foli nga Kryesia e Kuvendit gjatë një konference shtypi me kryetarin e parlamentit të Kosovës Kadri Veseli.